Ulqini, qytet I cili gjendet ne jug te bregdetit te Malit te Zi, ka shume arsye te mbaje epitetin “I vecante”. Eshte qytet I cili qysh ne kohera me te lashta ka qene shume I njohur, ku jane shkembyer kulturat dhe popullsite e ndryshme, dhe gjithe ato, pas vetes kane lene gjurme ne kete qytet, gjurme keto te cilet akoma shihen dhe ndihen. Ne teritorin e Ulqinit kane jetuar Iliret e lashte te cilet I kane lene gjurmet ne afersi te liqenit te Zogajit, ndersa Kolhigjenet jane ato te cilet kane formuar kete qytet ne shekullin 5 p.e.r, ku edhe ia dhane emrin Kolhinijum. Epoha e arte e qytetit fillon rreth vitit 163 p.e.r. kur Ulqinin, Kolhinijumin e atehershem, prej Olcinijatas, popullit te lashte Ilir e marrin Romaket dhe e pagezojne me emrin Olcinijum. Gjate sundimit te tyre Ulqini fiton statutin qyteti me privilegje te vecanta (Pida civijum romanorum), e me pas qyteti me statut te pamvarur (Municipia).
Pervec per gusaret e njohur te Ulqinit, bedemet e Kalase se Ulqinit kane qene strehe dhe residence e perkohshme te shume personave te njohur historik, duke filluar nga mbreti vizantijan Justiniani I cili ka formuar dhe stolisur qytetin pas luftrave te gjata dhe te veshtira, e deri tek Nemanjiqet, Balsiqet dhe Turqit te cilet kane formuar dhe zgjeruar qytetin. Ne Ulqin kane ardhur dhe Mongolet te cilet per shkak te pamundesise per ta fituar, kane shkaterruar qytetin e dikurshem Svac ne liqenin e Shkodres, qytet I njohur me 365 kisha. Me padyshim njeri nder personat me te njohur I cili ka qendruar ne kete qytet eshte Sabatei Zevi, mesi dhe reformator I Talmudes, I lindur ne Smirni, ku vdiq ne Ulqin me 30 shtator te viti 1676 me emrin Mahmed Effendija.
Mirepo, Ulqini sot eshte I njohur si destinacion turistik I cili turisteve dhe klijenteve te vet I ofron sherbime te posacme ne forme te turizmit pasiv si dhe atij aktiv. Pamvaresisht a keni deshire vetem te pushoni ne njeren nder plazhet e shumta te Ulqinit, te kerceni neper bare te ndryshme, te shetitni pergjate pyllit te pishave apo te merreni me ndonje sport sic jane surfi dhe kitingu, Ulqini mund t’iu plotesoje deshirat. Ulqini eshte vend qe ka mbi 270 dite me diell, keshtu qe I’u ofrohet mundesia ta vizitoni edhte jashte sezonit turistik.
Ulqini eshte gjithashtu qytet me numer te madhe te plazhave, te cilat shtrihen ne 25 km pergjate bregdetit. Shumica e plazhave jane gurore, mirepo jane te njohura edhe dy plazha ranore sic jane plazhi I madh dhe ai I vogel. Plazhi I vogel gjendet ne qender te qytetit dhe ka rreth 400 m, ndersa plazhi I madh te cilin shume turiste e quajne Kopakabana e Mediteranit, te mahnit me madhesine dhe bukurine e tij. Shtrihet ne 12 km pergjate bregdetit , nga kepi I Gjeranes e deri tek lumi Buna. Ka nje rere te jashtezakonshme dhe radioaktive e cila eshte shume e mire per sherimin e semundjeve reumatike. Mirepo, duhet theksuar se nuk eshte vetem plazhi I madh qe jep mundesine e sherimit te semundjeve te ndryshme. Plazhi I femrave, nje plash I vogel I cili gjendet ne mes te qendres se qytetit, me vite eshte I njohur si nje plazhe I cili ofron mundesine e sherimit te semundjeve, te ashtuquajtura semundjet e femrave, ndersa vetem me shetitje pergjate pishnajave, natyra I ofron mundesi te sherimit gjthe te semuarve asmatik.
Valdanosi eshte poashtu vend te cilin duhet ta vizitoni gjate qendrimit tuaj ne Ulqin. Plash I cili gjendet ne mes te ullinjve te lashte te Ulqinit, te mahnit me qetesine dhe lirine, nga ku edhe e morri emrin.
Do te ishte e padrejte nese nuk do permendim lumin Buna dhe ishullin Ada, te cilet jane te njohur me vecantine e tyre e cila eshte e veshtire te pershkruhet. Ajo atmosfere duhet perjetuar ne jeten reale. Ada eshte e njohur si vend I turizmit nudist, keshtu qe shume turiste e zgjedhin si destinacion tyrin turistik, sepse atmosfera e Ades I dallon nga bota e jashtme dhe I bent e ndihen te posacem.
Ulqinin dhe ulqinaket me se miri do ti njihni gjate qendrimit tuaj dhe do ta kuptoni qe thenja “Kush viziton nje here Ulqinin, gjithnje do ti kthehet”, eshte nje vertete e madhe.
Ulqini eshte qytet me kultura te ndryshme ne te cilin mundeni bukur ta kaloni, te pushoni dhe shume te shihni dhe te perjetoni.