Mali I Zi eshte vend I vogel mediteran, por shume I vecante.  Edhe pse perfshine nje siperfaqe prej 14000 km dhe ka rreth 690.000 banore, Malin e Zi eshte shume  veshtire ta perfaqesosh dhe ta pershkruash ne pika te shkurtra. Dhe per kete gje ka merita historia e ketij shteti, i cili me pozicionin e vet ka perfituar shume njerez qe kane lene gjurmet e veta dhe kane bere qe Mali i Zi  te kete nje te kaluar te pasur, me shume kulture, shtet i cili eshte i njohur si multitnik dhe multikonfesional.

Natyra ka ne anen tjeter meritat e saj per vecantine e Malit te Zi, natyre e jshtezakonshme, akoma e paprekur, e llojllojshme dhe e vecante, ku bukuria e eger eshte edhe thesari e arte i Malit te Zi.  Ne kete siperfaqe te vogel shtrihet bregdeti i mrekullueshem  dhe malet te cilet me bukurine dhe madherine e tyre te mahnisin.

Iliret, greket, romaket, turqit, por jo vetem ato, por edhe popullsite tjera, gjithnje kane patur deshire ta perfitojne dhe ta mbajne ne pronat e tyre Malin e Zi, dhe te gjithe kane lene gjurme, gjurme keto te cilat akoma ne ditet e sotme ndihen. Shume poet, shkrimtare dhe udhetare e kane pershkruar Malin e Zi me fjalet dhe prozat me te bukura.
Mali i Zi eshte gjithnje me i njohur si destinacion turistik, i cili me llojllojshmerine  dhe sherbimet e veta, ka cka ti ofroje edhe turisteve me te kerkueshem. Ne siperfaqen e vogel te Malit te Zi, turisteve i’u ofrohet mundesia te qendroje ne bregdet dhe te kenaqen duke vizituar plazhet e shumta te cilat shtrihen nga Ulqini, dhe ate Ada dhe lumi Buna, e deri tek Herceg Novi i cili kufizohet me Kroacine, por qe edhe ne kohe te shkurte te vizitojne pjesen veriore dhe te kenaqen me malet dhe liqenet e shumte.

Bregdeti i Malit te Zi eshte i paprekur, i arte dhe i ruajtur qe perfshin 290 km me rreth 70 km plazhe. Duke filluar nga Ulqini i cili te mahnit me ndryshueshmerine e tij, pergjate Tivarit i cili me ane te portit pershendet detaret dhe turistet e vet,  shkojme ne Budve e cila njeherit eshte edhe metropoli turistik i Malit te Zi dhe e cila gjithnje e me shume perngjane ne vendet turitike sic jane Nica, Monako, Sen Trope etj. Bregdeti me tej vazhdon ne Tivat i cili me krenari te uron mireseardhjen ne njerin nder gjiret me te bukur te Evrope, gjiri i Bokes se Kotorrit. Ky gjir kaq i bukur dhe i vecante, mban ne vehte vende te ndryshme te cilet tregojne historine e vet, ku nder te tjeret gjendet edhe Kotorri i lashte dhe krenar, qytet ky i cili me historine e vet ka fituar mbrojtjen nga ana e kopshtit kulturor boteror te  Unescos. Ne fund, do te thote ne fillim pergjate Risanit dhe mozaiqeve te tij te lashte mberrijme ne Herceg Novi i cili, si bukuroshe e mediteranit te mahnit me bukurine dhe aromen e lules se mimozes. Te gjithe keto qytete ne bregdet kane shume per te thene per historite e tyre dhe ofrojne me shume se sa nje pushim te thjeshte. Kopshti kulturor I vendeve bregdetare malazeze eshte shume i pasur dhe  i vecante.